Epidemiologu shqiptar: Nuk i i kemi kapacitetet e Suedisë për hapje totale

Epidemiologu shqiptar, Taulant Muka, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova e Shqipëria nuk kanë kapacitet që të përballojnë një shtim të madh të rasteve me Covid-19. Ai kritikoi masat e hapjes që janë marrë, por tha se edhe qasja e Suedisë ndaj virusit nuk kanë qenë më të mirat dhe se edhe atje po kritikohen këto masa.

“Nuk i kemi kapacitet e Suedisë për tu hapur”, thotë Muka.

“Në fillim kishim një izolim total. Ndoshta të pajustifikuar. Por kjo ndodhi edhe nga padija rreth virusit. Pastaj nga asgjë kaluam në hapje thuajse kishim çrrënjosur virusin”, shton ai.

“Shqipëria ka vetëm një laborator për zbulimin e rasteve të reja. Edhe Kosova”, shton ai.