Epidemiologët: Ja shkaqet e vd*ekshmërisë së lartë nga Covid-19 në Maqedoni

Sipas epidemiologëve 23 për qind e pacientëve të shtruar në spital vdiqën nga covid-19. Klinika e Sëmundjeve Infektive thotë se një përqindje e lartë e vd*ekjeve në atë institucion kishin të paktën dy sëmundje bashkëlidhëse dhe erdhën më shumë se 10 ditë pas shfaqjes së simptomave.

Në javën e kaluar në vend 40 persona në spital humbën betejën me koronavirusin. Ata janë pjesë e gjithsej 815 pacientëve Covid-19 që kanë vd*ekur që nga fillimi i pandemisë. Nga vendet në rajon vetëm Bullgaria ka më shumë vd*ekje ku pothuajse 4 mijë të tjerë janë regjistruar dhe gati 100 më shumë të vd*ekur dhe vendi është të paktën tre herë më i madh se popullsia e Maqedonisë. Situata është e ngjashme me Bosnjë dhe Hercegovinën ku regjistrohen 955 vd*ekje një vend që ka gati 10 mijë më shumë të infektuar me Covid-19 nga Maqedonia.

Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Milena Stevanoviç, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se shumë parametra duhet të merren parasysh në shkallën e vd*ekshmërisë. “Higjena jonë kultura e jetesës shëndetësore kontrollet e rregullta diagnostikimi i sëmundjeve kronike si dhe trajtimi serioz i këtyre sëmundjeve, për të cilat mjekët që i trajtojnë ato nga kovid-19 jo gjithmonë marrin informacionin e saktë në kohë,” tha ajo.