Epidemia nga Kina, pasoja edhe tek moda e lartë

Turistët kinezë mbushin zakonisht dyqanet në Paris, mes të cilëve Hermes apo Kristian Dior, por epidemia globale e koronavirusit, rrezikon të dëmtojë shitjet e markave luksoze si në Europë ashtu edhe në Kinë.

Klientët kinezë janë bërë të rëndësishëm për marka si Lui Vuitton, Chanel dhe Prada. Ekspertët vlerësojnë se ata bëjnë më shumë se një të tretën e shitjeve të tyre. Në këtë pikë, nuk dihet rezultati apo kohëzgjatja e epidemisë, por pasojat tek biznesi do të jenë të ndjeshme. Kompani ajrore evropiane si British Airways, air Francë dhe Alitalia, përkohësisht kanë ndaluar fluturimet drejt dhe nga kina. Kjo ka bërë që shumë turistë kinezë të anulojnë udhëtimet e tyre dhe shumë dyqane kanë regjistruar një rënie të turizmit për shoping.

Fluturimet e anuluara dhe kufizimet e udhëtimeve, do të lenë shumë vende bosh edhe në eventet e javës së modës që mbahen në botë. Në pasarelat e modës priten shumë pak spektatorë kinezë, shumë pak influencers, personash të famshëm dhe blerës. Madje edhe angelica Cheung, kryeredaktorja e Vogue për kinën, do të mungojë.