Edhe pse vendosi të tërhiqej nga programi një javë më parë, bukuroshja nga Gjirokastra është shprehur e penduar, me një kërkesë për t’u rikthyer në garë për të marrë zemrën e Saimirit.
“Saimiri i dashur!
Si je? Kam shkruar një letër për ty. Letrat nuk dalin kurrë nga moda, si letrat e dashurisë tek filmi “The Notebook”.
Nuk është thjesht xhelozi e një vajze për një vajzë tjetër. E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura.
Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që kam kaluar në Love Story. Dy javë më parë nuk u tregova e fortë. I lashë emocionet që të më dominonin.
Unë dua përsëri t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë. Faleminderit të gjithëve dhe publikut që më ka përkrahur.
Sido të shkojë, nuk do të kem pengje sepse unë e provova”, shkruante Enxhëll veç të tjerash në letrën e saj, dedikuar Saimirit.