Enver Pajaziti: Më tradhëtuan partitë politike shqiptare

I lindur në vitin 1962 në Çellopek të komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, nga viti 2009 e deri më 31 tetor të këtij viti ishte kryetar i komunës së Bërvenicës. Për 12 vite kishte përkrahje edhe nga subjektet politike dhe kishte drejtuar këtë komunë rurale ku kishte realizuar edhe shumë projekte. Por, në zgjedhjet e së dielës, në raundin e dytë vetëm për 36 vota nuk arriti që të rizgjidhjet për të katërtën herë në krye të kësaj komune.

Ai ndjehet i tradhëtuar nga partitë poltike që publikisht e përkrahën por prapa skenës punuan që ai të mos jetë më kryetar për shkak të pazareve politike në një prononcim për Televizionin Koha ai shprehet se kjo është shokuese jo vetëm për mua, por edhe për qytetarët e Bërvenicës flas për qytetarët e ndershëm që janë në shumicë dhe e dhanë provimin, por ne humbën prej tradhëtarëve, dhe tradhëtarë ka patur gjithmonë dhe ende ka varre të hapura prej tradhëtarëve, kemi burgje plot me njerëz që janë tradhëtuar dhe jo në politikë, thotë ai.

“Unë këtë e them me shumë përgjegjësi sepse ky ishte një bojkotim i fshehtë dhe kemi patur një ndjenjë se ndodh diçka, por jo në këtë formë.Këto kanë qenë pazarllëqe politike për të marrë vota atje ku kanë pasur më shumë interese në komunat më të mëdha, por ja që fati i mirë që popullata nuk i ndëgjoi por i dëgjuan ata që ishin bashkëpuntor të ngushtë, aleat të subjekteve politike, disa e bënë me urdhër, disa për inat, disa për para. Kemi edhe emra konrket se kush dhe çka ka bërë dhe këtë do ta lëmë në histori sepse neve sot vetëm mund të meremi me akuza, kush më shumë e kush më pak kishte faj”, tha Enver Pajaziti, kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës.

Ai është shprehur se partitë publikisht kishin qëndrim përkrahës, por prapa skenave punuan kundër tij.“Ne jemi munduar, si kandidat I pavarur që të kemi kontakte me të gjitha subjektet politike dhe kjo ka qenë në formë vetëm deklarative dhe jo në atë formë siç jemi marrë vesh. Marrëveshja ka qenë se kush ka një votë më shumë do të përkrahet dhe do të shkohet në shtab pas zgjedhjeve për të bërë fushatë bashkërisht.Ka patur deklarata publike për mbështetje, por ka patur edhe deklarata të fshehta kundër kësaj mbështetje.Unë falënderoj qytetarët dhe ju them se ata nuk kanë humbur por kanë humbur ata që e bënë këtë akt makabër.Kjo ishte shumë e dhimbshme sidomos për mërgimtarët që erdhën votuan dhe u larguan me lot në sy.

Pas asaj mbështetje që kisha në raundin e parë ishte tepër e rëndë sepse në raundin e dytë kundërkandidati fitoi edhe me mbështetje të shqiptarëve, këtë e them me përgjegjësi se ai fitoi pastër me votat e shqiptarëve”, deklaroi Pajaziti.Pajaziti mendon se e ka merituar postin sepse në raudin e parë ka marrë më shumë mbështetje se të gjitha subjektet politike, por beson thellë se kjo është një tradhëti dhe tradhëtia nuk mund të kontrollohet.“Janë individ të caktuar, ne e dijmë dhe me kohën ne do të bëjmë publike emrat e atyre, sepse qytetarët duhet ta dijnë se me çfarë njerëzish kanë punë, i dijmë ata që kanë marrë para i dijmë ata që janë shitur për poste, i dijmë ata që kanë dëgjuar subjektet e veta, vetëm e vetëm që unë mos jem kryetar komune.

Ndoshta kanë patur inat se fitova në ruandin e parë, por ja që ndodhi.Nuk është punë e konsumit të tre mandateve, sepse unë kam ende energji për të punuar.Unë mendoj se postet nuk maten me vite por me punë.Unë mendoj se prej ditës kur do ta mer postin kryetari i ri atëherë qytetarët do ta shohin dallimin në mes meje dhe kandidatit tjetër”, tha Pajaziti.Ai ka paralajmëruar se do të ankimojë rezultatet në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe shpreson në përmbysje të rezultatit.Komuna e Bërvenicës ka rreth 20 mijë banorë, ku të drejtë vote kanë mbi 15 mijë qytetarë.