Enver Idrizi falenderon meritorët për nënshtetësinë


Enver Idrizi, kampioni i shumëfishtë botëror në karate ka shpërndarë sot për opinionin lajmin se është pajisur me nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.
Në prononcimin e tij për Gazetën Koha, Idrizi ka faleminderuar për ndihmën dhe ndërmjetësimin për përfundimin e procedurave administrative meritorët për këtë çështje, udhëheqësin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe udhëheqësit e institucioneve kompetente për këtë çështje nga ky subjekt politik.

“Tani u pajisa edhe me pasaportë të këtij shteti dhe për këtë më duhet të falënderoj njerëzit që kontribuan në këtë që kjo të ndodhë, prej Ali Ahmetit, Talat Xhaferit, Artan Grubit, Nazim Bushit, e deri te ndihmësministri Xhevdet Azizi, i cili kreu një punë të mrekullueshme dhe me të cilin duhet të krenohen shqiptarët në këtë shtet për profesionalizmin e tij.

Më duhet të potencoj se gjithë kjo rrugë nisi me propozimin e mikut tim nga Shkupi Nuki Xhon, i cili më mbushi mendjen të rikërkoj të drejtën time. Të mos harroj të përmend edhe Lirim Dullovin, i cili qoftë me gazetën e tij KOHA, por edhe në shumë media tjera personalisht arriti të senzibilizojë opinionin e vendit për këtë padrejtësi. Sot mund të them se jam i lumtur që arritëm të bindim politikën të korrigjojë këtë padrejtësi dhe përveç meje, mendoj se edhe shumë shqiptarë të tjerë të lindur dhe rritur në këtë shtet do të pajisen me shtëtësinë që ju takon” – është shprehur Enver Idrizi.