Enver Hoxhaj rrëfen një sekret të tij dhe Veselit që askush nuk e ka ditur deri më tani

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer nga jeta e tij, pjesë interesante, duke treguar edhe një moment kur bashkë me Kadri Veselin.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer pjesë interesante të jetës së tij, kështu edhe ka treguar se si është njohur për herë të parë me Hashim Thaçin, presidentin aktual të Kosovës dhe me Kadri Veselin, kryetarin e partisë që ai i takon, PDK-së.

“Unë z.Thaçi e njoh nga viti 1987 ose 88, kemi qenë shokë studimesh në Universitetin e Prishtinës, dhe 94 kemi shkuar bashkë në Vjenë për studime. Kam një miqësi të vjetër, pastaj edhe koleg në parti. Po aq gjatë e njoh edhe z. Veseli. Atë e kam takuar përmes Thaçit”, ka rrëfyer Hoxhaj.

“Kur kam shkuar në studime në Vjenë, në vitin 1994, në atë kohë nuk ka pasur viza për qytetarët e Maqedonisë dhe unë kam pasur një pasaportë të Jugosllavisë, si të gjithë në atë kohë. Një shok i imi nga Kumanova, na ka dhënë pasaportën e tij, e kemi falsifikua atë pasaportë, dhe me fotografi time kam hyp në anije në Durrës dhe kam shkuar në Kopër. Në Kopër, policia sllovene e pa që pasaporta është e falsifikuar dhe vendosën të më kthejnë. Gjithashtu ma kontrolluan edhe çantën dhe aty e kanë që çantën e kisha plot me libra anglisht, serbisht edhe shqip, më pyetën “pse po shkon”, ju tregova që për studime dhe më lëshuan edhe pse ishin të sigurt që pasaporta nuk ishte e imja.”, ka rrëfyer deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Me po të njëjtën pasaportë në vitin 1994 edhe Kadri Veseli e ka kaluar kufirin për Zvicër, e në atë kohë këtë e bënin shumica e shqiptarëve. Të dy i kam miq, dhe nuk shoh dallime në miqësi me t”, ka treguar ai në emisionin n’Konak.