Enver Hoxhaj porosit të rinjtë: Ndiqeni shembullin e Lazim Destanit


Ish ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka takuar biznesmenin shqiptarë Lazim Destani gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.“Sot takova në Gjermani, Lazim Destani, biznesmeni shumë i suksesshëm shqiptar i cili ka hapur mijëra vende pune në Ballkan, Evropë dhe jashtë saj. Një shembull markant i suksesit, që mua më bën krenar tej mase dhe që duhet të ndiqet nga të rinjtë tanë kudo në botë”, shkruan kështu Hoxhaj.