Enver Hoxhaj jep dorëheqje nga pozita e u.d kryetarit të PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dhënë dorëhejqje nga pozita që ka ushtruar tash e 8 muaj.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media që Hoxha ka mbajtur sot.

Hoxhaj në një konferencë për media ka njoftuar se ai dhe kryesia qendrore e PDK-së mbështetur në statutin e partisë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat aktuale për shkak mbajtjes së Konventës së Partisë me 3 korrik.
Hoxhaj ka bërë të ditur se deri në mbajtjen e Konventës të vetmin funksion organizativ e ushtron Grupi Punues i kësaj Konvente.

Ai ka falënderuar strukturat, anëtarët dhe aktivistët e partisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen, me të cilët kanë arritur që goditjen e rëndë nga arrestimi i kryetarit Veseli dhe presidentit Thaçi ta kthejnë në motiv për t’u angazhuar e për të punuar.