Enti për statistik: Nuk ka shtyerje të regjistrimit të popullsisë!

Maqedonia e Veriut prej 19 vitesh nuk ka realizuar regjistrim, prandaj shtyerja e regjistrimit siç kërkon VMRO-DPNE, është e pa pranueshme, thot për Europën e lirë, drejtori i Entit të Statistikës Apostol Simovski. Statistika e regjistron realitetin, nuk e krijon atë thot Simovski, sipas të cilit çfardo regjistrimi të realizoni gjithmonë do të ketë të pa kënaqur.

Ai shpreh bindjen se regjistrimi këtë vit do të realizohet dhe madje thot se nuk i intereson fare nëse rezultati do ti pëlqejë apo jo dikujt, e aq më pak partive politike. Edhe po të vijnë ekspertët më me renome në botë që ta realizojnë regjistrimin dhe edhe regjistruesit nga gjith bota ti mbledhim përsëri do të del dikush që nuk i përlqejnë.

Personalisht mua nuk do të më përlqejnë rezultatet e regjistrimit pasi e di se do të kemi një zbraztirë të madhe të njerzve që janë shpërngulur nga shtetit, ne nuk i kemi evidentuar. Do të jemi larg asajë se kemi rritje të popullsisë. Personalisht nuk do të jemë i kënaqur nga kjo e dhënë por kjo nuk do të thotë se nuk do ta pranoj. Duhet ti hapim sytë dhe ta pranojmë realitetin që e kemi.

Statistika nuk e krijon por e regjistron realitetin. Jam i sigurt se shumkujt nuk do ti pëlqejnë rezultatet e regjistrimit por nuk më intereson. Bukfalisht nuk më intereson nëse dikujt e sidomos partive politike nuk ju pëlqejnë rezultatet. Me rëndësi është të sigurojmë bazë të shëndoshë për ne që jemi këtu dhe për ata që duhet ta planifikojnë zhvillimin e shtetit në drejtim pozitiv, egjistrimi është politizuar në këtë shtet edhe shum më herët, që në kohën e ish Jugosllavisë, ka thënë Apostol Simovski, Drejtor i Entit të Statistikës.