Enti i Statistikave zyrtarisht e shpalli të përfunduar procesin e regjistrimit, ja sa persona u regjistruan

Enti Shtetëror i Statistikave shpalli edhe zyrtarisht të përfunduar procesin e regjistrimit të popullsisë. Drejtori dhe zv. drejtori i këtij institucioni thanë se ky proces u realizua me sukses. Të dhënat përfundimtare janë: 1.832.696 qytetarë të regjistruar, 837.232 banesa, 568.175 amvisëri dhe 53.503 ndërtesa.

Sa i përket diasporës, proces i cili zgjati 7 muaj, janë regjistruar 204.803 persona. Regjistrimi i diasporës, sipas zv. Drejtorit Ilmi Selami ishte risi, dhe u zhvillua në mënyrë masovike, por ky numër mund te ishte edhe më i madh.

Përpunimi dhe shpallja do te behet ne afat prej 6 muajsh nga sonte, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që shpallja mund te behet 15 ditë pas vitit të ri.