Engel nuk e lë rehat Specialen, ia numëron krimet e Serbisë dhe potencon se Haga po i ndjek vetëm shqiptarët

Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së,= të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel ka thënë se çdo kush që ka kryer kr*ime të lu*ftës në Kosovë pa marr parasysh etninë duhet të sillet para drejtësisë. Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vr*arë gjatë lu*ftës 1998-99 janë gjetur në një varrezë masive në Serbi afër kufirit me Kosovën.

“Çdokush që ka kryer kri*me lu*fte pavarësisht nga përkatësia etnike duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale dhe diçka duhet të ndryshojë” thuhet në një deklaratë në llogarinë e Twitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi vik*tima të (fushatës së) Millosheviqit për pastrim etnik në Kosovë” thuhet më tutje. Më datë 16 nëntor në afërsi të Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se i përkasin vik*timave shqiptare nga Kosova.

Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në Kizhevak afër kufirit me Kosovën fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë Arsim Gërxhaliu. Në lokalitetin e njëjtë janë bërë gërmime edhe në vitin 2015.