Kongresisti amerikan Eliot Engel, ka deklaruar se Gjykata Speciale po ndjek vetëm shqiptarët dhe nuk po ndjek edhe entitetet e tjera, të cilat kanë kryer krime në Kosovë gjatë luftës. Engel duke folur në seancën dëgjimore e kongresit amerikan për rekomandimet për Ballkan, ka folur për Kosovën dhe situatën e saj në çfarë po kalon si shtet.
Ai tha se ka lexuar statusin e Gjykatës Speciale pasi Kosova u detyruar ta formon atë, mirëpo askund nuk thotë se duhet të ndjeken vetëm shqiptarët. Kongresisti amerikan tha se Gjykata Speciale po ndjek vetëm shqiptarët dhe se SHBA’të nuk duhet ta lejojnë këtë Gjykatë të bëhet një etnike, pasi po trajton problemet në mënyrë të gabuar.
“E kam lexuar statusin e Gjykatës dhe askund nuk thuhet se duhet të ndiqet vetëm një etnitet, por kjo po ndodhë, problemet me këtë Gjykatë po vazhdojnë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tonë nuk duhet të lejojnë që kjo Gjykatë të bëhet një etnike, pasi po trajtojnë problemet në mënyrë të gabuar”, tha Engel, transmeton Gazeta Metro.
“Të lexohet ligji, juridiksioni i Gjykatës dhe të gjitha krimet e luftës të kryera në Kosovë pa marrë parasysh se cila palë i ka kryer ato, të gjitha krimet gjatë kohës së luftës duhet të trajtohen në mënyrë të paanshme”, tha Engel.
“Presidenti Vucic na ka premtuar që do sigurojë drejtësi, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodhë, shumë prej krimeve gjatë luftës që janë kryer nga regjimi i Milosevicit dhe nga ushtria e tij, përkundër kësaj Kosova është detyruar që të themelojë një Gjykatë për shkak të pretendimeve me trafikim me organe”, tha Engel, transmeton Gazeta Metro.
“Pala e cila është përgjegjëse për shumicën e krimeve të luftës nuk ndien ndonjë presion qoftë nga komiteti ndërkombëtar, në të njëjtën koha Kosova është detyruar ta krijojë një Gjykatë me prokuror dhe gjyqtar ndërkombëtar”, tha Engel