Energjia, Rama: “Turp që BE nuk na mbështet”

Ndërsa presidenti serb Vuçiç kërkoi ndihmë nga Bashkimi Europian për krizën energjitike dhe dimrin e vështirë që pritet të vijë, Rama e cilësoi të turpshme mungesën e ndihmës nga BE.

“BE të mos bëj me ne turpin që bëri në kohë e pandemisë. E mbajnë mend të gjitha shumë mirë se si vendet e Ballkanit u detyruan të vraponin në Kinë, Rusi, Turqi për të filluar operacionin e shpëtimit të infermierëve dhe mjekëve për vaksinimi. BE u mbyll dhe pa vetëm brenda mureve të kështjellës së vetë. Dhe liderët e BE-së e kanë pranuar që ky ka qenë një turp,” – u shpreh kryeministri.

Rama solli në vëmendje kufizimet e vështira që Kosova ka vënë në zbatim prej krizës energjitike duke theksuar orët e gjata që vendi rri pa energji elektrike. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se BE-ja duhet të tregojë të njëjtën shkallë respekti që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguar ndaj saj.

Gjatë fjalës së tij, presidenti serb tha se BE-ja duhet të tregohet më e kuptueshme me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ditën e sotme po zhvillohet samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ku fokus i bisedimeve është tregtia.
Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia. /Euronews/