Eneda Tarifa i bashkohet politikës: ‘Mendoj për të ardhmen e vajzës sime’

Prej ditësh këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa ka dhënë lajmin se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të së dielës mbrëma “Portokalli”.
Edhe pse ajo u rikthye për të moderuar për një kohë të shkurtër, Eneda u shpreh se i nxorri mallin spektaklit të humorit. Zgjedhja e saj e fundit ka qënë politika, pasi në 25 prill këngëtarja do t’i bashkohet skuadrës së PS-së.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Eneda Tarifa, zhvilluan një bashkëbisedim me një grup të rinjsh të Njësisë 1 në Tiranë, ku zbuloi për herë të parë se do jetë në krah të PS-së.
“Me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, duke marrë parasysh që jam edhe këngëtare, artiste, por edhe nënë sigurisht, mendohem edhe për të ardhmen e vajzës sime dhe të fëmijëve të shoqeve të mia, mendoj se ky është drejtimi i duhur. Është zgjedhja e duhur që ne të vazhdojmë punët përpara dhe të jemi të sigurtë që kudo që të shkojmë, të themi: Jam nga Tirana, nga Shqipëria,” -iu drejtua Eneda të rinjve.

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur u shpreh se jo vetëm ata që jetojnë sot në kryeqytet, por për këdo që vjen e sheh për herë të parë apo i rikthehet pas një kohe të gjatë Tiranës, ndryshimi është i dukshëm.