Endriti bashkë me gjyshërit ia bëjnë një tortë Thaçit për ditëlindje, i urojnë kthim sa më të shpejtë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, bashkë me nënën dhe babin e Thaçit, kanë përgatitur një tortë për nder të ditëlindjes së tij të 54-të, me mbishkrimin “Liria ka emër, Urime H.TH:”, ku po ashtu është bashkangjitur një logo e UÇK-së.

“Babi, çdo ditë e jetës tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty: shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në mesin tonë. Gëzuar ditëlindjen e 54!”, ka shkruar Endriti përkrah fotografisë së postuar, transmeton Klankosova.tv.

Ish-presidenti Thaçi, ditëlindjen e 54-të e pret në paraburgim, në Dhomat e Specializuar në Hagë.