Endri Prifti fajëson Edi Ramën për ardhjen e Bregoviç në Korçë

Ardhja e Goran Bregovic në Korçë për Festivalin e Birrës ka nxitur reagime të shumta, përfshirë artistët e estradës.
Tani një reagim ka ardhur edhe nga artisti korçar, Endri Stefi i cili fajin për këtë mysafir ia ka vënë Edi Ramës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“, përcjellë Pa Censurë.

Stefi thotë se ai Bregovic është artist mbarë botëror, por që nuk duhej të vinte në këtë festë. Sipas tij ky festival nuk do të anulohet dhe se kjo gjë nuk varet nga kryetari i Korçës, Sotiraq Filo.
“Ai se anulon dot se janë dhënë para të shumta, pasi ai ka pas vetes në orkester plot 30 persona. Fajin e ka ai i gjati, dhe ai nuk e anulon”, thotë ndër të tjerash Stefi.