Ende nuk kanë përfunduar procedurat për projektligjin për shpalljen e Matkës monument natyror

Edhe pse po paralajmërohet një kohë të gjatë, procedurat për përgatitjen e projektligjit për rishpalljen e Kanjonit Matka për monument natyror nuk kanë përfunduar akoma. Ministria e Ekologjisë, ka kërkuar që të ketë takim konsultative me kabinetin e ri të Qytetin e Shkupit, në mënyrë që ta njeh atë me draft ligjin dhe të vazhdojë më tej procedura në vijim.

“Nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është drejtuar kërkesë për takim konsultativ me palët e përfshira në aspekt të vazhdimit të procesit për shpalljen e Kanjonit Matka për zonë të mbrojtur, monument natyror. Fillimisht prioritet i është dhënë Qytetit të Shkupit dhe kryetares së bashku me sektorin për mbrojtje të mjedisit jetësor. Ministra është në pritje të përgjigjes për termin për takim i cili është i domosdoshëm që procesi të vazhdojë, pas çka duhet të merren edhe mendimet e tjera në lidhje me propozim ligjin”, thanë nga kjo ministri.

Pasuria dhe llojllojshmëria e vlerave natyrore (biodiversiteti dhe gjeodiversiteti) janë arsyet themelore që Kanjoni Matka të rangohet si një ndër lokalitetet më të rëndësishme të trashëgimit natyrore në shtet. Kanjoni Matka është i përfshirë në rrjetin nacional Emerald në zonën me interes të veçantë për ruajtjen të BE-së, ndërsa llojet e shumta të kanjonit janë të përfshira në anekset e Direktivës së BE-së për ruajtjen e habitateve natyrore të florës dhe faunës dhe Direktivës së BE-së për ruajtjen e zogjve të egër.

Megjithatë, një nga rrallësitë tona më të çmuara natyrore nuk ka mbrojtje të vërtetë tashmë 17 vite.
Nga Ministria e Ekologjisë thanë se, është bërë revizioni i studimit për valorizimin e vlerave natyrore të zonës së mbrojtur, të cilat janë përfshirë në draft ligjin.

“Në kuadër të projektit të BE/UNDP për zonat e mbrojtura: “Përmirësim me menaxhimin e zonave të mbrojtura”, në bashkëpunimin e Qytetit të Shkupit me UNDP dhe ekspertëve nacional në qershor të vitit 2020 është kryer revizion i studimit për valorizimin e vlerave natyrore të zonës së mbrojtur në aspekt të propozim ndryshimit të kufijve aktual dhe përcaktim të zonave të propozuara me Sistemit Informativ Gjeografik me përshkrime narrative dhe definim të regjimit të mbrojtjes në bazë të studimit, e cila ishte dorëzuar në MMJPH së bashku me propozimin për shpalljen e zonës së mbrojtur Kanjoni Matka për monument natyror, të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, MMJPH e përpunoi draft ligjin për shpalljen e Kanjonit Matka monument natyror”, njoftuan nga kjo ministri.

Ministria e Ekologjisë thotë se, rishpallja e Matkës duhet të finalizohet me miratimin e ligjit me të cilin do të definohet edhe menaxhues me zonën e mbrojtur dhe do të formohet strukturë menaxhuese.
Ndërkaq, e shpalljen e monumentit natyror Kanjoni Matka për zonë të mbrojtur do të mundësohet edhe:
Ruajtja e gjendjes natyrore të lokalitetit Kanjon Matka përmes mbrojtjes së vlerave natyrore dhe të tjera;
Parandalimi i veprimtarive që mund në mënyrë direkte apo indirekte të shkaktojnë shkatërrim të habitateve dhe ekosistemeve;

Krijimi i kushteve të volitshme për mbrojtje, ruajtje dhe avancim të diversitetit biologjik dhe peizazhor
Shfrytëzim i qëndrueshëm i resurseve natyrore në mënyrë në të cilin nuk rrezikohet mbijetesa e habitateve dhe diversiteteve.

Kujtojmë se, Kanioni u shpall monument natyre në vitin 1994 me Vendimin që e miratoi Kuvendi i atëhershëm i Qytetit të Shkupit. Me miratimin e Aktit për Ruajtjen e Natyrës në 2004, të gjitha pjesët e vendit të mbrojtura sipas ligjeve të vjetra duhej të ri-deklaroheshin duke vendosur kufij dhe menaxhuesi i zonës. Kjo procedurë për Matkën nuk po përfundon kurrsesi. Kjo ka rezultuar me objektet të shumta ilegale, aktivitete ndërtimore, shkatërrim i natyrës dhe gjallesave dhe uzurpime të krijuara për gati dy dekada./Portalb.mk