Ende nuk ka vendim nëse do të ketë orë të zgjatur policore për Ramazan

Për festat e ardhshme fetare së pari do të bisedojmë dhe do të shohim nëse Komisioni për Sëmundje Infektive do të rekomandojë masa të reja, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës së sotme në ISHP Spitalin klinik-Manastir.
Sipas ministrit Filipçe, gjatë festave të vitit të kaluar ka pasur masa më të ash*pra, por thelbi është në respektimin e masave tashmë ekzistuese.

“Ne kemi masa të balansuara, ndërsa kemi zbatuar rezultate nga disa vende të cilat kishin masa më së ash*pra, por edhe krahas asaj u përballën me valë të fuqishme. Ashtu për shembull në vendet e Evropës së Mesme edhe pse nuk kanë punuar as restoranet, as dyqanet, kishte numër të madh të pacientëve, që do të thotë se virusi nuk i kursen as ato vende më tutje. Ato vende të cilat vendosën orë policore dhe karantinë më të ash*pra se tonat, prejse u paraqit vala sërish nuk dhanë rezultate, ndërsa atje ka rekomandime përderisa respektohen nuk do të ketë problem. Këto masa të balansuara janë një restriksion mesatar, i kombinuar me përgjegjësi individuale”, theksoi Filipçe.