Ende nuk ka përfunduar “Delta”?

Vendet europiane po përjetojnë një tjetër rritje të infektimeve. Gjermania është vendi i radhës që ditët e fundit ka pasur një shpërthim të ri të infektimeve. 24-orëshin e fundit u regjistruan gati 17 mijë infektime të reja. Infektimet arritën një rekord të ri të Enjteen me mbi 18 mijë raste, niveli më i lartë prej mesit të Majit.

Ky grafik tregon se bëhet fjalë për vazhdimin e valës së përhapjes së variantit Delta, infektimet e të cilës pësuan rënie në fillim të këtij muaji. Shtim të rasteve ka edhe në Francë e Itali, ashtu si në vendet e lindjes së Bashkimit Europian.

Megjithatë, vd*ekshmëria mbetet e pandryshuar falë nivelit të lartë të vaksinimit, që në shumicën e vendeve të unionit ka kapërcyer 70% të popullsisë. Shifrat e kënaqshme të vaksinimit u japin mundësinë qeverive europiane të mos rikthejnë masat bllokuese.

Me rritjen e infektimeve, qeveria austriake ka paralajmëruar se bllokadës do t’i nënshtrohen vetëm të pavaksinuarit. Edhe qeveria britanike hodhi poshtë mundësinë e rikthimit të karantinës kombëtare, pavarësisht rekordeve të reja të infektimeve të ditëve të fundit, me qarkullimin e mutacionit të ri Delta Plus.
Rekorde vazhdon të thyejë Rusia, ku këtë të Shtunë pati 1075 vd*ekje dhe më tepër se 37 600 infektime të reja.