Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë nuk e mbajti seancën siç u paralajmërua nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, në të cilën duhej të zbatohet ajo që është dakorduar në takimin e liderëve për Ligjin për financimin e partive politike, për Ligjin për Qeverinë dhe për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së.
Komisioni kuvendor për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve dje pas takimit të liderëve e filloi procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së me dorëzimin e listës së kandidatëve të cilët u paraqitën në shpalljen publike, deri te kryetari i Kuvendit Xhaferi, i cili megjithatë kërkoi nga partitë të prononcohen cilët kandidatë do t’i propozojnë.
Deri në mesnatë edhe pse paralajmëruan, formalisht listë me kandidatët të saj deri te kabineti i Xhaferit nuk ka dorëzuar VMRO-DPMNE-ja opozitare me ç’rast nuk mund të vazhdonte procedura për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së e cila duhet ta zbatojë referendumin për Marrëveshjen me Greqinë.
Sipas informacioneve nga Kuvendi, arsye për këtë është pamundësia që grupet punuese të partive parlamentare deri në fund të dakordohen për nene të caktuara që duhet të ndryshohen në Ligjin për financimin e partive politike dhe në Ligjin për Qeverinë.
Zyrtarisht asnjëra prej partive nuk kumton pse nuk u mbajt seanca që të votohet ajo që u dakordua në takimin e liderëve.
Tani për tani nuk ka paralajmërim kur do të vazhdojë procedura. Pritet bisedat për harmonizim të vazhdojnë, grupet punuese të përfundojnë me punë që të mund Xhaferi të caktojë seancë.
Pas takimit të djeshëm të liderëve, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se edhe pse nuk ka marrëveshje për referendumin, do të respektohet marrëveshja për ligjet e qeverisë gjegjësisht edhe për financimin e partive, si dhe për zgjedhjen e KSHZ-së.
Liderët e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Besës dje nuk u dakorduan për referendumin.