Ende ka shpresë, dasmat mund t’ia nisin nga 1 Qershori!

Nga nesër (18 maj), do të nis edhe faza 2 e hapjes graduale.

Sipas MSH-së, nga nesër qytetarët do të kenë mundësi lëvizjeje dy herë në ditë nga 2 orë, krejt kjo në bazë të shifrës së parafundit të letërnjoftimit.

Po ashtu, nga nesër do të rihapen disa biznese.
Gjatë kësaj faze do të bëhet edhe rivlerësimi për hapjen e Parqeve, Ceremonive Fetare, Tregjet e Tjera, Palestrat, Qendrat e Kujdesit Ditor dhe Qendrat Tregtare.

Ndërsa në vlerësimin e Fazës së Tretë, do të shikohet mundësia e hapjes së Kufijve, Pishinat, Klubet e Natës, Aeroportet, Ahengjet e Banjat.
Faza e dytë nis nesër deri më 1 Qershor.