Enca fton të gjithë në dasmën e saj: Më e madhja në shqiptari

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia duket se ka filluar t’i bërë planet për dasmë ende pa e gjetur partnerin.

Ajo para publikut e mediave ka kohë që deklarohet ‘single’ ndërsa ende nuk ka pasur zëra se është parë së fundmi në krahët e ndonjë mashkulli.

Megjithatë këngëtarja la të kuptohet se e do një dasmë të madhe dhe i ka ftuar të gjithë të marrin pjesë.

Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një Instastory.