Emshiu në mesin e mërgimtarëve

Kreu i Bogovinës, Besnik Emshiu, të dielën morri pjesë në manifestimin e organizuar në nder të mërgimtarëve.

Kënaqësi që sot të jem në mesin e mërgimtarëve tanë dhe bashkë të ndajmë momente gëzimi nën tinguj të bukur të muzikës popullore dhe folklorike shqiptare.
Krahas muzikës që shijuam dhe atmosferës së jashtëzakonshme, bashkë diskutuam për çështje të cilat tangojnë mërgimtarët tanë.
Ngjarje si sot duhet të përsëritet më shpesh, të takohemi dhe të flasim por edhe të mos harrojmë traditat tona.