Emshiu: Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit

Kreu i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu sot në Ditën e Dëshmorve shkruan:
Nuk ka forcë fjala të përshkruajë madhështinë e bijve dhe bijave që në çdo kushtrim lirie me jetët e tyre i falën përjetësi atdheut.

Asaj sakrifice heroike që i jep kuptim të tashmes i përulemi përjetësisht me respektin më të madh, me peshën e amanetit të tyre burim frymëzimi e force në mendje e zemër.

5 Maji është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit që të ruhet i pashuar flakadani i atdhedashurisë njësoj si ata që e deshtën lirinë e atdheut më shumë se jetën e tyre.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱