Policia angleze ka dhënë alarmin për zhdukjen e një shqiptari në rrethana ende të pasqaruara. Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për Bledi Ciflikun.
Ai është i moshës 26 vjeç.Sipas policisë angleze për të fundit herë, ai është parë më 3 Janar 2020.
Cifligu jetonte zonën Weston-super-Mare, North Somerset.
Policia është njoftuar nga të afërmit e tij.Policia lokale në Somerset ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e Bledi Ciflikut.
Për momentin nuk jepen të dhëna të tjera nëse Bledi Cifliku ishte një emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Britaninë e Madhe apo jetonte ilegalisht.