Futbollisti Robert Peric-Komsic ka ndërprerë karrierën për t’i dhuruar 70% të mëlçisë nënës së tij, e cila prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe rikuperimi. Falë Zotit, të dy jemi mirë tani dhe mamaja ime më në fund ka një jetë të re pas 13 vitesh mundimesh të vështira”, u shpreh ai, shkruan Top Albania Radio.
Më tej futbollisti, i cili luan për “Cibalia”, në kampionatin kroat, shton:
“Kisha një pasqyrë të qartë të rrezikut, por në atë moment as që e mendoja karrierën time futbollistike. Kisha një mision të qartë, ta bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte dytësore”.
Sipas mjekëve, Robert Peric-Komsic i duhen disa muaj rikuperim dhe më pas mund të rikthehet sërish në fushën e blertë.