Emiratet njohën Izraelin, shpërthen Erdogan: Ngrijmë marrëdhëniet diplomatike

Turqia pritet të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe pasi shteti arab njohu zyrtarisht Izraelin si shtet duke vendosur marrëdhënie diplomatike.

Reagimi i ashpër erdhi sot nga Presidenti i Turqisë Erdogan, i cili se do t’i kërkojë Ministrisë së Jashtme të Turqisë që të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara e Bashkuara Arabe pasi sipas tij, turqit qendrojnë pranë shtetit të Palestinës, raporton abcnews.al.

“I kërkova ministrit tonë të Jashtëm që të marrë masat për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndoshta mund të thërrasim këtu edhe ambasadorin tonë, pasi ne i qendrojmë pranë popullit palestinez”, u shpreh Erdogan në një konferencë të posaçme për shtyp dhënë mediave turke pas faljes së të premtes.
Dy ditë më parë, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën një marrëveshje mes tyre me negociimin e SHBA-ve, përmes të cilës arabët njohin shtetin hebre.