Emini: “Mos na gjykoni prindër”


Shkruan: Qemajledin Emini

TË NDERUAR PRINDËR
Mos na gjykoni me fjalët e tyre. Ata pa u interesu fare për arsimin, marrin guximin dhe gjukojnë punën e mësuesit se sa punon! Unë edhe nuk ju vë për faj atyre, sepse ata asnjëher nuk kanë arrdhë nëpër shkolla edhe t’i pyesin hallet tona. Sa për informim të nderuar prindër, ne mësuesit jemi si bujku që mbjell arrën me fidane, pastaj tërë kohën mendon për fidanet e tija se si ma mirë t’i kultivoj, edhe ne mësuesit njejtë i trajtojmë nxënsit tonë. Në punë jemi edhe kur nuk jemi në shkollë, pra non-stop ndoshta edhe 15 orë në ditë. Besoni edhe kur shkojmë për në shtëpi mundohemi të ndikojmë në sjelljet e tyre në rrugë, në autobus, në kinema, në treg, në komunikacion. Edhe pasi jemi në shtëpi nuk mund të qëndroj rehat, tërë kohën mendoj si nesër mësimin tua sqaroj sa më mirë, për secilën klasë veç e veç, sepse varet nga përbërja e klasës, bëj fleta punuese që duhet vet t’i paguajmë edhe t’i fotokopjojmë, duhet t’i përcjellim se si logjikojnë, si kuptojnë, që ora të mos të dështojë. Pastaj duhet t’i kontrolloj ecurin e të arrituave të tyre, e këtë e bëjmë me të hollat tona, një fletë nuk na fotokopjojnë, e mos të flasim për testet.
Ka mësues që teston nga dhjetë klasë përnjëher, nga 30 teste për secilë klasë bëjnë 300 teste . Duke ditur se në vit sëpaku bëjnë nga katër teste, pra 1200 teste, por për 16 lëndë nga 1200 teste bëjnë rreth 20.000 teste. Këta teste nga një denar të jenë duhet të paguajnë 20.000 deanrë. Nga t’i mer i gjori me një rrogë. Ndonjëher duke i falënderu disa prindër që na ndihmojnë në fotokopjimin e tyre mjaft po na ndihmojnë.

Të nderuar, mësuesi asnjëher nuk ri rehat edhe në shtëpinë vet, në mes të natës i kujtohet diçka zgjohet dhe e shënon që mos hedh në haresë. Duhet me secilin nxënës të komunikon ndryshe-ndryshe, shumica janë të dëgjueshëm, por ka edhe të tillë problematik që duhet inkuadruar patjetër në mësim. Tani nga viti i kaluar i kanë vendosur nëpër klase edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, që edhe më shumë po e vështirëson punën tonë, por ne me mundësit tona mundohemi edhe ata t’i inkuadrojmë në mësim. Edhepse arsimi nuk profesion por është mision, por edhe kjo ka një kufi.

Të nderuar edhe ne kemi fëmijë dhe familje, besoni nuk po mundemi fëmijët tanë t’i ushtrojmë nga se jmi tërë kohën të angazhuar. Mos të flasim për veshje në rroba dhe këpucë, i blejmë ndoshta edhe në dy vjet nga një palë, dhe i bajmë gjer sa të na grisen, kurse nxënësit duhet të merr shembull nga ne, si? Ne ende punojmë me telefona të vjetër, kurse nxënësit na përqeshin me modele më të reja.

A e dini ju prindër të nderuar që kur është ndërprerë uzhina shkollore, nuk mund nga 10 denarë me nda për një uzhinë me ua dhënë fëmijëve falas, kurse në foshnjore paguajnë qëndrimin e tyre dhe uzhinën prindërit.
Pra, të nderuar pasi nuk doni të na ndihmoni, borxh nuk ua kemi kritikat pavend, lerëni mësuesit të kërkojnë të drejtat e tyre, sepse gjer tani mjaft ishim human dhe të mirë, nuk jemi skllevër.