Emin Azemi: Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet të bëhen bashkë

Drejtori i gazetës “Koha”, në Maqedoninë e Veriut Emin Azemi në një lidhje direkte për emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, është shprehur se tashmë ka ardhur momenti që partitë shqiptare të mblidhen dhe të kenë një ide të përbashkët për zgjedhjet.

Ai ka komentuar idetë e Ali Ahmetit, se tashmë në Maqedoni duhet një kryeministër shqiptar, ku ka theksuar se duket se ai e ka parë të nevojshme tashmë rritjen e pretendimit politik të klasën politike shqiptare.

Shqiptarët dhe partitë politike gjithmonë kanë pretenduar se barazia e plotë arrihet vetëm nëse arrihet kupola e shtetit, por nëse e heqim efektin elektoral që ka e rrit këtë pretendim politik, pasi deri më tani, sidomos partia e Ali Ahmetit dhe ai vetë kanë qenë të matur për tejkalimin e krizave në të cilat ndodhej vendi. Pas mbylljes së këtyre çështjeve duket se Ahmeti ka arritur në fazën që mendon se pazari politik duhet të rritet,  por kritikuesit theksojnë se ky është vetëm një pretendim elektoral. Idetë e tilla për kryeministër janë rezultat i bisedimeve paraprake, e pakta që duhet të bëhet në këtë situatë është që partitë shqiptare të mblidhen dhe të bisedojnë një gjë të tillë dhe jo secila të shkojë me një ide”, është shprehur ai.