Emigrantët ishin nga Pakistani, identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Këlcyrë! Dy të arrestuar


Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik në Këlcyrë. Mësohet se emigrantët ishin nga Pakistani. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se disa prej tyre janë identifikuar, ndërsa pjesa tjetër pritet të identifikohen përmes ADN-së dhe gjurmëve të gishtave.

Ndërsa shoferi i “Benz-it” me të cilin po transportoheshin emigrantët ishte 24-vjeçari nga Shkdora, Edison Bregaj. I riu gjithashtu mbeti viktimë e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të dy prillit.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona Agustin Gjepa dhe Ramazan Dekovi të akuzuar për dhënje ndihme të kalimit të kufirit.

Sipas burimeve, këta persona kanë bashkëpunuar me shoferin Edison Bregaj i cili gjithashtu humbi jetën në aksident për trafikun e klandestinëve.

Edison Bregaj kishte marrë me qira mjetin nga Agustin Gjepa./vizionplus.tv