Ashtu edhe siç pritej, në vendkalimin kufitar në Tabanocë tashmë ka filluar vala e re e emigrantëve.
Në redaksinë e televizionit Alsat kanë arritur video ku shihen se si emigrantët tashmë kanë filluar të qarkullojnë nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut. Kriza e refugjatë në Ballkan mund të përsëritet pas vrasjes së 30 ushtarëve turk në Siri.
Nga Qeveria turke thonë se nuk do t’i ndalojnë më refugjatët që duan të largohen për në BE, kështu që Greqia dhe Bullgaria janë në ankth. Ministri Naqe Çulev dje konfirmon se ekziston rreziku i një fluksi të ri refugjatësh.