Emblema e FSK-së prap po del e vjedhur, zbulohet emblema e vërtetë!?

A është e vjedhur emblema e FSK-së?

Ish-politikanja e njohur e viteve të 80-ta Luljeta Pulaj, me një postim në Facebook ka denoncuar hartuesit e emblemes së FSK-së duke i akozuar se ata i kanë vjedhur embmlem të cilën e kishte dizjanutar burri i saj Prof Dr. Ekrem Beqiri.

Ajo ka paraqitur si dëshmi punimet e burrit të saj tani të ndjer Prof Dr. Ekrem Beqiri, që thotë se janë krijuar në vitin 2002,  dhe thotë së këto logo janë vjedhur nga Albion Gagica.

Postimi i plotë:

Po e shikoja ditë më parë e emocionuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Dhe logon e saj, e bindur se në esencën e saj ishte po ajo logo të cilën vite më parë e kishte dizajnuar bashkeshorti im Prof Dr. Ekrem Beqiri, tanimë i ndjerë. E kishte punuar atë më 2002 për TMK -në me kërkesë të komandantit të atëhershëm z. Agim Ceku.

Rastesisht kuptova se autorësinë e logos e kishte përvehtësuar njëfare Albion Gagica, duke e quajtur të veten, të fituar mbi bazë të një konkursi. Iu drejtova z. Ceku në adresën zyrtare të postës elektronike me lutje që të prononcohet për të vërtetën. Dhe prita, por përgjigje nuk pati . Këto ditë u dëgjua në opinion një akuzë ndaj “ autorit “ të logos se ky ishte një plagjiat i nje logoje të një kompanie amerikane të sigurimeve.

E quaj të parëndësishme kush kend e ka kopjuar nga keta te dy tani. E vërteta është se idea bosht, pra idea bazike e logos dhe porosia e idesë është e Ekremit, e dizajnuar e para me 2002. Koka e shqiponjës me flatrat e saja të moderuara e të dizajnuara me mesazhin përkatës. ”Korrigjimet” kozmetike që gjoja autori i bën origjinalit , si mbyllja e gojës së shqiponjës dhe flatrat e hapura në kënd në vend të atyre horizontale, me qellim të fshehjes të së vërtetës dhe bërjes së diferencës, në asnjë mënyrë nuk mund të pretendojnë përvehtësimin e origjinalit.

E as përvehtësimin e esencës së porosisë dhe komponentës artistike të logos origjinale. Po e nxjerrë në këtë postim variantin e logos së Ekremit dhe logon e “autorit “. Si dhe logon e shtypur metalike e të praruar që TMK ia dha Ekremit në shenjë mirënjohjeje. Gjithcka është shumë e dukshme, e qartë dhe mund të vleresohet e gjykohet nga të gjithë. Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimet kozmetike dhe “ korrigjimet” e detajeve nuk mund te përvehtësojnë peshën e idesë themelore, idesë bosht e kruciale dhe mesazhit të saj. Ndaj autori i logos bazë të Ushtrisë së Kosovës, pavarësisht pretendimeve manipulative dhe justifikimeve spekulative mbetet Prof. Dr . Ekrem Beqiri. Logo e TMK -së punuar nga Prof. dr. Ekrem Beqiri me 2002. Logo e Ushtrisë së Kosovës e punuar nga “autori “. Albion Gagica Logo e Ekremit e praruar dhuruar në shenjë mirënjohjeje nga kreu i TM K- së