Emanuela Dacin nga kampi në Siri: Jam robëreshë e Allahut, nuk jam ajo që më quani ju!

Gazetari Julian Kasapi ka publikuar në emisionin “Opinion” bisedën që ka bërë me një nga gratë shqiptare që jeton në kampin Al-Hol emanuela Dacin.

Emanuela Daci është bashkëshortja e Almir Dacit i vr*rë në Siri dhe dyshohet se është personi që punon me radikalizimin e vajzave dhe grave brenda kampit. Në komunikimin me gazetarin ajo shprehet se nuk quhet Emanuela dhe se është robëreshë e Allahut. Ndërkohë lidhur me rastin e Eva Dumanit gazetari tha se ajo ishte e frikësuar ndaj nuk ka dashur të kthehet.

“Eva është mjaft e frikësuar është e frikësuar nga ushtarët kurdë. Eva Dumani ishte vajza që më ka dalë mua dhe më ka çuar tek shqiptarët. Gjithë shqiptarët janë të frikësuar nga ushtarët kurdë” u shpreh Kasapi.