EMA i jep “dritën jeshile” vaksinës së AstraZeneca-s: E sigurt dhe efektive ndaj Covid-19

Agjencia Evropiane e Barnave komunikoi në një konferencë për mediat të enjten pasdite se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është e sigurt dhe efikase në luf*timin e koronavirusit.

Drejtuesja e agjencisë, Emer Cooke u shpreh se komiteti ka vendosur se “kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive” dhe përfitimet tejkalojnë çdo rre*zik të mundshëm. Doza, sipas saj, nuk shoqërohet me rritje të rre*zikut të përgjithshëm të eventeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut.

Cooke deklaroi po ashtu se EMA po kërkon të bëjë studime vëzhguese për të he*tuar më tej. Ajo u bëri thirrje personave që pësojnë ndonjë efekt anësor ta raportojnë. Por, drejtuesja e EMA theksoi gjithsesi se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca është një opsion i sigurt dhe efektiv për të mbrojtur qytetarët kundër Covid-19. Sipas rregullatorit evropian, vaksina në fjalë, demonstroi një efikasitet të paktën 60% në parandalimin e sëmundjes së koronavirusit.

Një numër vendesh të Bashkimit Evropian duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën kanë zgjedhur të pe*zullojnë procesin e vaksinimit për shkak të raportimeve për raste fa*tale të shkaktuara nga mpiksje të gjakut, deri në një vendim të dytë. Frika ndaj vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca është ndjerë edhe në vendin tonë pasi dhjetëra mësues nuk pranuan që ta merrnin dozën.