Elton Ilirjani bën deklaratën e fortë: “Nuk ndihem shqiptar!”

Biznesmeni homoseksual, Elton Ilirjani ka bërë një reagim shumë të fortë në rrjete sociale, pas një thashethemi që ka qarkulluar së fundmi se ai do të jetë pjesë e një eventi që do të mbajnë shqiptarët në New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ilirjani, i cili së fundmi është bërë edhe ikonë mode në vendin ku jeton ka vendosur të përgënjeshtrojë këtë lajm, përmes një reagimi shumë të fortë në rrjete sociale, ku ndër të tjera, shkruan edhe se nuk ndihet shqiptar dhe i uron Shqipërisë shumë fat.

“Të dashur ndjekës shqiptarë, qarkullon një lajm i pavërtetë në lidhje me pjesëmarrjen time në një aktivitet shqiptar në New York! Nuk do të jem prezent dhe nëse prisni të më shihni aty, ky është lajm i pavërtetë”- shkruan Ilirjani në rrjete sociale, ndërsa vijon me një tjetër postim në Instastory. Nuk ndihem shqiptar dhe i uroj Shqipërisë dhe shqiptarëve shume fat. dhe ju lutem! Mjaft përdorët filtra dhe make up si prostituta te lira lindore të cilat s’kanë ecur kurrë në pasarelë”– shkruan Elton Ilirjani në rrjete sociale.