Elon Musk humb brenda natës 14 miliardë dollarë, kush është tash njeriu më i pasur në botë?

Pronari i “Teslas” dhe “SpaceX”, Elon Musk, i cili kohët e fundit u emërua njeriu më i pasur në botë, përsëri e gjeti veten në vendin e dytë në listën e më të pasurve, pasi pasuria e tij ra me gati 14 miliardë dollarë brenda një dite.
Aksionet e kompanisë së tij të automjeteve elektrike “Tesla’ ranë gati tetë për qind dje, duke zvogëluar pasurinë e Musk me 13.5 miliardë dollarë në 176.2 miliardë dollarë.

Kështu, Musk, pasi kaloi shkurtimisht CEO-në e “Amazon”-it Jeff Bezos si personin më të pasur në botë të premten e kaluar, u gjend përsëri në vendin e dytë në atë listë, tregojnë vlerësimet e “Forbes”.
Tani është rreth 6 miliardë dollarë pas Bezos, vlera neto e të cilit vlerësohet në 182.1 miliardë dollarë.