Elita Ziberi është një talente multidimensionale, ajo është rritur në skenë dhe bashkë me të edhe dashuria dhe pasioni i saj për muzikën dhe arritjet e saja akademike në këtë fushë. Sot ajo kontribuon edhe në edukimin e gjeneratave të reja si mësimdhënëse e muzikës.
Një vajzë e fortë dhe e guximshme, që gjithmonë e gatshme në përkrahjen dhe inkurajimin e gruas në shoqëri.
Si një person që besoi dhe punoj në ëndrrën e saj ajo inkurajon gjitha vajzat të kapërcejnë limitet që i vënë vetës dhe të guxojnë të ëndërrojnë. Elita përveç se është një zë i fuqishëm i gruas në shoqëri ajo është një nga zërat më të bukur dhe melodioz të vendit.