Elita Masha: Ana e ndritshme e COVID-19!

Elita Masha:

Ana e ndritshme e COVID19??❤️?☀️??

Nga përvoja jetësore besoj fuqishëm në ligjin e kazualitetit shkak- pasojë ndaj dhe kësaj radhe besoj se pandemia bashkë me pasojat ka dhe disa shkaqe që e kanë sjellur deri këtu.
Besoj në fuqinë e Zotit dhe ngjarjet si sprova për vetëpërsosje , reflektim dhe fisnikërim të qenies njerëzore, qofshin sfida të këqia apo të mira.
Përgjatë ditëve të karantinës dhe pandemisë si çdo njeri nga ju, flas me veten time, i kthehem edukimit bazë dhe librave të mjeksisë, virologjisë, toksikologjisë, etikës dhe filozofisë. Sodis qytetin e boshatisur dhe vetëreflektoj, mësimet më të mira dalin nga pësimet, përvojat. Në fakt, ne dashurojmë dhe luftojmë vetëm për ato gjëra që njohim dhe shijojmë. E në këtë rast lirinë si përkufizim kuptimplotë.

1. Mësojmë se liria është e paçmuar, por e njejta ka nje kusht të vetëm, aftësinë për ta shijuar e jetuar në të kundërtën shëndërrohet në rutinë pa ndonjë vlerë të veçantë.

2. Mësojmë se të gjithë jemi të barabartë pavarësisht racës, etnisë, besimit, apo përkatësisë politike, ose statutore. Po njëlloj jemi të brishtë dhe të pafuqishëm përballë armikut të njejtë e të padukshëm.

3. Mësojmë se ndjenjat në fakt qenkan universale. Ankthi, frika, pasiguria, qenkan prezente tek te gjithë njerëzit pavarësisht titujve universitar, apo gjendjes financiare.
4. Mësojmë që gjithçka në univers është dinamike, gjithçka lëvizë, kështu edhe energjia jonë. Transmetohet nga njeri- tek tjetri, prandaj kuptojmë se çdo veprim i jonë impakton jetën e tjetrit dhe anasjelltas.

5. Mësojmë se vlera e aseteve materiale është kategori lehtë e ndryshueshme, po të njejtat kanë një çmim të lartë në maratonën për t’i arritur, atë të shëndetit, rënimin e tij dhe viktimizimin përballë rregullave manipulative të konsumit.

6. Mësojmë që raporti jonë me natyrën ajrin, ujrat dhe tokën është strikt dhe i drejtë. Atë që japim, atë dhe do të marrim.

7. Mësojmë sa e shtrenjtë dhe e bukur qenka zhurma e njerëzve, gumëzhima e femijeve në rrugë dhe oborret shkollore përplotë jetë.

8✅Mësojmë se çmimi dhe vlera janë dy gjëra të kundërta. Vaksina e shumë pritur e COVID- 19 do të ketë një çmim simbolik, besoj të arsyshëm, por vlera e po të njejtës do të jetë e paçmuar. Sigurisht do ta shpikin ata, njerëzit e urtë plot dije, shkencëtarët, jo “ të fortët” brutal që betonojnë gjithçka, kriminalizojnë tatimet dhe uzurpojnë hapësirat e përbashkëta.

9. Mesojmë sa të çmuara janë shtrëngimet e duarve mes njerëzve, përqafimet mes miqve dhe daljet në grupe.

10. Mësojmë se hapësira fizike e gjithsecilit është detyrim për tu respektuar që ruan shëndetin dhe privatësinë e çdo njerit nga ne.

11. Mësojmë se gëzimi i vetëm i çdo dite që gdhihet qenka shendeti dhe se lumturia qenka e arritshme, aq e thjeshtë, e lehtë, sa vetë jeta.

12?Mësojmë që familja qenka fole e ngrohtë e vyer sa vetë jeta, qenka frymë dhe dashuri per njëri- tjetrin, betejë që bashkë do t’ia dalim. Qenka vullnet i mirë që duhet ushqyer çdo ditë, e jo pakt social dhe shtirje e bukur.

13. Mësojmë se ligjet e natyrës janë shumë të drejta dhe strikte, çfarë do të japim, po të njejtën do të marrim.

Prandaj të japim arsye, dashuri, prodhim vlerë, të japim respekt dhe kujdes për hapësirën publike, natyrën dhe thesaret ajrin dhe ujin. Po e njejta do të na kthehet.

Do t’ia dalim, sigurisht që po, sepse jeta gjithmonë ka ngadhënjyer, edhe kësaj radhe do të ngadhënjej. Ne të ndryshuar, të mësuar, sepse tani më jemi të pësuar dhe këndvështrimet do të jenë të një jete të re,më të çmuar dhe më të arsyeshme.
Do t’ia dalim. Durim dhe Dashuri ??????‍???‍⚕️??‍♂️??‍???‍✈️??‍????????‍♀️????‍♀️???????❤️