Elisabeta Bajrami Ollugu doktoron në shkencat sociale!

Elisabeta Bajrami Ollogu, doktorante në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili Metodij”, doktoroi në fushën e Politikës Sociale me temë: “Preferencat ideologjike për një model të Politikës Sociale në Maqedoni. Perceptimet e grupeve të interesit”

Një studim i kësaj natyre realizohet për herë të parë në kontekstin nacional të fushës së Politikave Sociale dhe studimi në vetvete sjell shumë risi si rezultat i një analize të thelluar teorike dhe empirike në suazat e shtetit social.