Eleni Fouriera shpërthen ndaj grekëve që e shanë për shqiponjën: Racistë! Më bëtë të ndjej turp


Shqiptarja e famshme Eleni Foureira, e njohur si “Beyonce e Greqisë” bëri namin me këngën e saj “Fuego” dhe u rendit në vendin e dytë në Eurovision duke përfaqësuar Qipro-n. Teksa media shqiptare e ka mbeshtetur ajo greke para renditjes e uli këngëtaren dhe e ‘masakruan’ me negativitet pasi Foureira bëri foto duke bërë shqiponjen krah Eugentit.

Edhe pse dikur kengetarja mohoi origjinen e saj, te gjithe e kuptuam qe arsyeja ishte paragjykimi i madh i grekeve. Dhe kjo ndodhi, por Eleni tashme eshte shpehur qe eshte krenare qe eshte shqiptare. Deklaratat e medias greke dhe grekeve bene qe Entela (Eleni) te behej shume keq. Së fundmi ajo në një intervistë ka treguar se është mjaft e zhgënjyer nga vendi ku jeton pasi shumë e ulën figurën e saj.

“Gjithë këto emisione më bënë mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke u mbështetur te disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bënë të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, u shpreh Eleni. Epo grekët u ‘çmendën’ që vendi i tyre as në finale nuk shkoi, por ç’faj ka Eleni këtë nuk e kuptuam.