Elegji per largimin e Lulzim Bashes


Zoti Basha, ti ike, por mes nesh ka rene zia. Jane 35 emisione televizive ne jave qe merreshin vetem me ty prej 6 muajsh. Cdo nate e kishim zgjidhur kete pune. Me ty dhe Berishen zgjoheshim e me ju te dy na zinte gjumi. Por befas ti na e preve ujin e burimit.

Cdo nate ziheshim neper studio.
Njeri thoshte hani m….. tjetri mos ha m….
Njeri thoshte po nxirreni mor zvarre nga zyra, e tjetri thoshte ti veme flaken zyres e te djegim(dmth ty) si mi brenda.
Njeri thoshte mos ia lini Shqiperine ne dore antiamerikaneve, e tjetri thoshte se Amerika do na pushtoje po erdhi Berisha.

Cfare gallate…..

Pastaj portalet vuuuuu.
“Ja si u shane mbreme, ja cfare i tha ai atij, e ky ketij.”
Mijera like, qindra share e qindra komente. Komentuesit shaheshin edhe me keq mes tyre per ty dhe doktorrin.
Cfare gjallerie ne rrjet.

Nje dite, nje bicim gazetari ekonomie, Klodian Tomorri, beri nje shkrim per rrezikun e krizes energjitike pas asaj te naftes, dhe e di sa like mori? Vetem 7. Sepse shqiptaret e dine se cfare perben interes publik.

Dhjetra analiste, ca qe paguheshin te te shanin e ca qe paguheshin te te levdonin, tani ngelen pa pune. Dhjetra familje ne nevoje tani. Dhe kur, tani qe nafta shkoi 250 dhe cmimet e tjera rriten dita dites.

Dy dite pasi ike ti, ne perfunduam te bejme lajm se Rama ishte ulur ne kembe ne nje rresht me Bajdenin e Amerikes ne Bruksel. Ishte vetem dy metra larg tij. Per dy metra nuk hyme dot ne histori, pasi na hyri ne mes ai servili i NATO-s, Stoltenbergu. Ndersa ne anen tjeter te Bajdenit ishe ai servili tjeter, flokepakrehuri i Britanise.

Zoti Basha, te pakten thuaji Gazit dhe Enkelejdit qe te bejne pak rezistence me kete idene e ikjes ae Berishes qe te shtyjme pak kohe me kete teme, te themi se Basha iku, por bashizmi jo.

Mentor Kikia