El Cheka: “Mulla Sula më k.ërcënoi me jetë, e kam paraqitur në polici!” (Foto)


Sheqerim Ahmedi i njohur si El Cheka, thotë për Gazetën Lajm se është kërcënuar me jetë nga kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi. Përmes vëllaut të tij, El Cheka ka dërguar te Gazeta Lajm një bisedë përmes Viberit, që thotë se e ka zhvilluar me kryetarin BFI-së.

Nëse është e vërtetë, biseda përmban ofendime të rënda nga kryetari i BFIM-së ndaj El Chekës, ku mes tjerësh i thotë “Unë nuk jam Ali Ahmeti, unë jam dibran…”.

Bisedën për të cilën pretendon se e ka zhvilluar me kryetarin e BFI-së, El Cheka e ka publikuar edhe facebook, bashkë me numrin e kryetarit të BFI-së.

“Ja pse duhet të largohet nga Bashkësia Islame Fetare një njeri si ky Sulejman Rexhepi që përdor gjuh si shefi i tij Ali Ahmeti.
Nuk e kuptoj Sul l*shin pse u nxeh, ndoshta tradhëtija e birit të tij me shokët e babait ndaj Harun Aliut”, shkruan El Cheka. Ai thotë se rastin e ka denoncuar edhe në polici.

Edhe përkundër tentimeve të bëra, Lajm nuk arriti të kontaktojë me kabinetin e reisit Rexhepi për të marë qëndrim lidhur me këtë bisedë. Reagim prej atje presim ditëve në vazhdim.