“El Chapo” në fshehtësi të plotë të hënën nis gjyqi i komplikuar

Gjyqi ndaj El Chapo-s pritet të nisë të hënën në Brooklyn. Ai akuzohet për të qenin “El Chapo”, pikërisht ashtu siç e njeh e gjithë bota, ndryshe nga një fermer i thjeshtë, siç pretendon ai të jetë, apo një ushtar i rëndomtë i kartelit të Sinaloas.

Mes 17 akuzave të ngritura ndaj tij përfshihen edhe “komplot për vrasje”, “trafik lëndësh narkotike” dhe “pastrim parash”. Bota do të jetë sy e veshë nga Nju Jorku, por procedurat do të zhvillohen në mënyrën më sekrete të mundshme për autoritetet.

Aq në fshehtësi, saqë në fakt, edhe në këtë fazë të vonshme, askush nuk di të thotë sesi do të mund të transportohet El Chapo drejt gjykatës dhe sërish në qeli, apo nëse do të duhet që për të, të mbyllet ura e Brooklyn gjatë orëve të pikut të lëivzjes për muaj me radhë sa do të zgjasë gjykimi.

Bosi i akuzuar i drogës, emri i të cilit është Joaquin Guzman, u dërgua në Nju Jork në fillim të vitit 2017. Ai ia kishte dalë mbanë dy herë të arratisej nga burgjet në të kaluarën: një herë duke u fshehur në një karrocë rrobash të palara (ose të paktën kështu thuhet) dhe një tjetër herë duke shfrytëzuar një tunel për të dalë nga qelia, dhe që të dyja herët ka pasur një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe çuditërisht edhe simpatinë e rojeve të burgjeve.

“Thënë të vërtetën, – shkruanin prokurorët federalë në një memo pasi morën në dorëzim atë, – është vështirë të imagjinosh një person me rrezikshmëri më të madhe për t’i shpëtuar ndjekjes penale”.

Gjëja më e qartë ka qenë se asnjë burg i zakonshëm nuk bënte për të. Kështu që Guzman u dërgua në Qendrën Korrektuese Metropolitane (MCC), ngjitur me Bashkinë e Manhattanit. Ai është një prej qendrave të paraburgimit më të sigurta në Amerikë, i njohur edhe si “Little Gitmo”. Emra të tjerë që janë dërguar atje, mund të përmenden krimineli John Gotti Sr. dhe një ndihmës i Osama bin Ladenit.

Në efekt anësor është fakti se për 19 muajt e fundit, secila nga paraqitjet e tij në gjykatë ka kërkuar mbylljen e urës së Brooklynit për qytetarët, në mënyrë që dhjetëra makina policie dhe emergjencash të mund të shoqëronin atë në vajtje e kthim. Avokatët e tij thonë se, spektakli i dhuruar dhe vonesat në trafik që shkaktohen prej tij, me shumë gjasë do të bëjnë që gjykatësit të “derdhin vrer” ndaj të akuzuarit.

Një mundësi tjetër është që El Chapo të shoqërohet me helikopter, siç ka sugjeruar “Neë York Times”. Por, “helipadi” (vendi i zbritjes së helikopterëve) më i afërt është thuajse një kilometër larg sallës gjyqësore. Në anën tjetër, mendjet e zgjuara kriminale kanë treguar nga historia e së kaluarës se mund të vjedhin shumë thjesht helikopterët dhe, nëse një i tillë largohet, atëherë largohet pa të dhënë mundësinë të ngresh postblloqe, transmeton Top Channel.

Mes masave të shumta të sigurisë është edhe ajo e mbajtjes anonimë të emrave të gjykatësve, të cilët do të shoqërohen me eskorta nga Marshallët amerikanë çdo ditë, ndërkohë që disa dëshmitarë do të mund të flasin vetëm me pseudonime. Guzman, ndërkohë, është mbajtur në izolim dhe sipas avokatëve të tij, gjendja e tij mendore sa vjen e përkeqësohet.

Ky, me shumë gjasë do të jetë gjyqi më i komplikuar që qyteti i Brooklynit ka parë ndër vite. Prokurorët thuhet të kenë ndarë më shumë se 300 mijë faqe hetimi me palën mbrojtëse, përfshi edhe rreth 14 mijë faqe me deklarata dëshmitarësh. Avokatët e Guzmanit kanë kërkuar vazhdimisht më shumë kohë, por gjykatësit nuk iu kanë dhënë. Fakt është se, ashtu si në gjyqin ndaj Gotti Jr. Në vitin 2005, edhe ndaj Guzmanit është po i njëjti avokat mbrojtës, Jeffrey Lichtman.