Ekzekutimi në Elbasan, Hoxha: Snajperi e qëlloi në kokë! Nëse do shpërthente tritoli rrafshohej pallati, “hilet” që përdori

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se nëse armatimi që Lefter Zhidro kishte në banesë do të shpërthente do të rrafshohej i gjithë pallati 5 katësh në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Hoxha tha se Zhidro është eliminuar me snajper me një plumb në kokë. Po sipas Hoxhës, gjatë kohës që ishte i rrethuar nga policia, ai përgatiti bombolën e gazit dhe arsenalin e armëve për t’u përballuar me RENEA-n. Gazetari Hoxha theksoi se i moshuari më parë ka qenë në radhët e policisë, ndërsa në të njëjtën profesion kishte punuar edhe djali i tij deri në vititn 2008.

“Sot është shmangur një tragjedi në Elbasan, pasi nëse ai armatim do të shpërthente do të ishte një tragjedi. Zhidro nuk e kishte përgatitur më parë armatimin, por gjatë kohës që ishte rrethuar nga policia. Madje ai gjatë kohës që ka negociuar me policinë ka punuar brenda në banesë për të përgatitur municionet.

Qitjet e tij me kallashnikov janë bërë nga brenda banesës, depërtuan në derë dhe mbetën në mburojën anti-plumb, pas mburojës ishin efektivët, që i shpëtoi. Gjatë momentit që zhvilloheshin ngjarjet ai kishte hapur televizorin dhe shikonte se çfarë flitej për atë.

Ka qenë i acaruar se disa nuk e quanin mirë mendërisht. Efektivët kanë kërkuar që të priteshin dritat në zonë në mënyrë që të mos shikonte përmes televizorit se cfarë po ndodhte. RENEA hodhi granatën ‘strum’ dhe gaz nervor, por ai kishte njohuri ushtarake, pasi kishte marrë një peqshir të lagur dhe e kishte vendosur në fytyrë. Madje kishte vendosur edhe lavariçen në korridor për ta mbrojtur nëse do të sulmhej.