Një person është vrarë me armë zjarri në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe viktima është identifikuar si shtetasi Fatbardh Lici.
Krimi ka ndodhur tek ish-Poçeria në lagjen Kiras, por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.
Informacion Paraprak
Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.