Ekstradimi dhe transferimi i të burgosurve nga Maqedonia në Kosovë, kush do të përfitoj?

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi kërkon që sa më shpejtë të realizohet ekstradimi i të burgosurve kosovarë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

“Siç e dini, ka shumë qytetarë kosovarë që vuajnë dënimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përveç se kam ngritur këtë çështje në takimet bilaterale, sot dua të tërheq vëmendjen në drejtim të intensifikimit urgjent të realizimit të transferimit / esktradimit të këtyre të burgosurve nga Maqedonia e Veriut në Kosovë”, është shprehur Abazi. Ai flet hapur dhe nuk fsheh të vërtetën për proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

“Nuk dua të politizoj me fatin e askujt, por e kemi mirëfilli të ditur faktin që në një të afërme jo të largët, proceset e montuara politike, orkestrimi i rasteve dhe gjykimet politike bazuar në përkatësi etnike janë përdorur si forma për të arritur dhe për të mbajtur pushtet. Shqiptarët kanë qenë edhe caku edhe viktima e këtyre proceseve në të kakluarën. Jo rrallë herë akterët politikë të cilët kanë urdhëruar këto procese më vonë janë gjetur si fajtorë, por janë mbrojtuar nga sistemi apo kanë ikur nga vendi për të ju shmangur dënimeve dhe kjo mund të jetë një gjë tjetër.

Por, përbrenda marrëveshjeve ndërkombëtare dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që i kemi tani dhe që duhet t’i kemi edhe në të ardhmen, është ajo që obligim i shtetit tonë që të marrë në mbrojtje dhe përkujdesje secilin qytetarë të vetë kudo që ndodhet ai/ajo. Rrjedhimisht, qytetarët e Kosovës të burgosur në Maqedoninë e Veriut duhet të kthehen në Kosovë edhe për arsye siç janë zgjatja e afateve të letërnjoftimeve, martesat, vizitat e familjarëve dhe përgaditja e ri-integrimit pas vuajtjes së dënimit. Për Republikën e Kosovës secili qytetarë duhet të jetë prioritet”, është shprehur ai. (INA)