Eksportet e Turqisë arritën rekord në muajin shkurt, ja sa janë shifrat

Eksportet e Turqisë arritën në 20 miliardë dollarë muajin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për muajin shkurt, njoftoi sot ministri i Tregtisë, Mehmet Mus.

“Eksportet e vendit u rritën 25.4 për qind në bazë vjetore në shkurt ndërsa vëllimi i tregtisë së jashtme u rrit me 36.4 për qind në 48.1 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë”, tha Mus në një konferencë për media në kryeqytetin Ankara.

Sipas tij, për shkak të kushteve të mira të dimrit dhe rritjes së çmimeve globale të energjisë, importet arritën në 28.2 miliardë dollarë në muajin shkurt, ndërsa importet e energjisë në 8 miliardë dollarë.

Raporti i mbulimit të eksport-importit, pa përfshirë energjinë, ishte 95.1 për qind në shkurt, shtoi ai. Mus tha se numri i kompanive eksportuese u rrit me më shumë se 5.000 në bazë vjetore në shkurt.
“Qëllimi ynë për vitin 2022 është të arrijmë objektivin prej 250 miliardë dollarësh dhe ta tejkalojmë atë”, theksoi ministri Mus./Anadolu Agency/