Mëngjesin e së premtes një bankë në Rrugën “B” është grabitur. Gjatë grabitjes është përdorur eksploziv e më pas ka pas dhe të shtëna me ar*më zja*rri në drejtim të rojës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se nuk ka të lënduar.
Ndërkohë që Ahmeti ka dhënë dhe detaje rreth grabitjes që ndodhi në ora 05:30. Në vend të ngjarjes janë duke qëndruar njësitet e Policisë së Kosovës dhe hetuesit policor për të hetuar rastin.
“Sot rreth orës 05:30 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e kr*imit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke me një mjet shpërthyes (eksploziv) nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë edhe me ar*më zja*rri në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar” ka treguar Ahmeti.
Ndërsa aktualisht është bllokuar Rruga “B” e që ka krijuar edhe kolona në rrugët tjera./Kosovapress