Ekspertja e gjumit: Kujdes të hënën, pas ndryshimit të orës ndodhin shumë aksidente

Ekspertja e gjumit, Sanja Gjorgjeva, pohon për televizionin Kanal 5 se hulumtimet tregojnë se ditën e hënë, ditën e parë pas kalimit në orën e verës, ka pasur numër të madh të aksidenteve në trafik.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi shumë të kujdesshëm, këshillon Gjorgjeva.

“Na tregon se sa shumë ndikon tek ne. Tani po humbasim një orë gjumë. Prandaj duhet të bëjmë përpjekje që gjumin e natës ta zhvendosim sërish pak më herët, në mënyrë që disi të kompensojmë ato orë gjumi, të cilat janë të rëndësishme edhe për shëndetin tonë”, thotë Gjorgjeva.